Zjarr edhe në Fushë Kosovë

E publikuar: 02/08/2021 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet e ditur se ka filluar përhapja e zjarrit edhe në disa zona të Fushë Kosovës.

Zjarri, i cili filloi nga sipërfaqet hamullore në fshatrat Mesbardh dhe Kuzmin, tani po rrezikon edhe shtëpitë.

Ekipet e zjarrëfikësave tani janë në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se kësi lloj shpërthime të zjarrit kanë ndodhur edhe në zonat e komunës së Pejës, Suharekës, Prizrenit dhe Shtimes.