Arrin ekipi olimpik i xhudos në Kosovë, kryeministri Kurti i pret

E publikuar: 02/08/2021 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i xhudos që i solli vendit tonë dy medalje të arta olimpike nga Lojërat në Tokio kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

E për ti pritur ka dalë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Me këtë rast do të mbahet edhe një konferencë për media, ku marrin pjesë trajneri Driton Kuka, kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

Ekipi i xhudos më pas do të vijë në sheshin “Zahir Pajaziti” rreth orës 21:00, ku qytetarëve do t’u drejtohen kryeministri Albin Kurti, trajneri Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi hyn në historinë e sportit të Kosovës, pasi në lojërat olimpike në Tokio fituan dy medalje të arta.