Forca e Sigurisë së Kosovës – FSK, përmes një njoftimi në facebook ka treguar se personeli i tyre ndodhet në fshatrat e komunës së Suharekës, të cilat janë kapluar nga zjarri.
Në njoftim gjithashtu thuhet se, FSK ende është duke e vazhduar bashkëpunim me ekipet e KFOR-it Amerikan, të cilët treguan gadishmëri për të intervenuar në shuarjen e zjarreve që ndodhën në vendin tonë.
“Togu i Gatishmërisë në Operacion përmes Qendrës Operative te Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të mirë edhe me ekipet e KFOR-it Amerikan, të cilët gjatë këtyre ditëve kryen një serë intervenimesh nga ajri, duke e lehtësuar lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit”, thuhet në njoftim.

















