Granit Xhaka mund të mbetet në Arsenal.
Sipas The Athlethic, Arsenali po përgatit t’ia ofrojë një marrëveshje të re Granit Xhakës.
Artikulli sugjeron që arsyeja e kësaj është se Roma nuk i përmbushi kërkesat e “The Gunners” të cilët po kërkojnë të paktën 20 milionë për kapitenin e Zvicrës.
Në anën tjetër, Roma po ofron maksimumi 15 deri 18 milionë euro dhe këtu shihet të jetë problemi kryesor.
Atij i kanë mbetur edhe dy vite në kontratën e tij të cilën e nënshkroi në 2018, vetëm disa muaj pas largimit të Arsene Wenger.
Presioni për marrëveshjen e re është rritur sepse Arsenali nuk dëshiron ta lirojë Xhakën me çmim të ulët të largohet nga Emirates.