Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

E publikuar: 29/07/2021 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar për rrugëtimin e tij gjatë kohës sa ishte në Zvicër.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tregoi se si ishte larguar nga puna e tij 30 vjet më parë, duke themeluar sot kompaninë e tij.

Për këtë thotë se ‘Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet’“Sot, 30 vjet më parë, pra më 29/07/1991, pa deshirën time , i dhashë fund punësimit tim në Interplastica Engineering në Zvicër.

U mërzita shumë! Atje kisha punuar 13 vjet.

Dhjetë (10) vjet drejtova këtë kompani duke e sjellë atë në majat më të larta të suksesit.

Inatet e disave prishën atmosferën dhe unë u tërhoqa nga pozita. Kjo ishte arsyeja pse themelova kompaninë time Mabetex, me të cilën udhëtoj edhe sot.

Ps. Unë i kam përshkruar këto ndodhi në librin tim autobiografik “Nga Sfida në Sfidë”, tha Pacolli.