Kufomat e personave të vdekur nga aksidenti me fatalitet në Kroaci janë nisur tashmë për në Kosovë, ku edhe do të varrosen.
Lajmi.net merr vesh nga burimet e veta se bartjen e kufomave janë duke e bërë 10 automjete nga kompania e shërbimeve funerale “Pikëllimi”.
Sipas burimeve, automjetet që po kryejnë bartjen e kufomave aktualisht janë në Mal të Zi, ndërsa pritet të arrijnë në pikën kufitare në Morinë rreth orës 12:00.
Kujtojmë se nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 45 të tjerë.
Pas aksidentit, për në Kroaci kanë udhëtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me disa prej ministrave të tij, të cilën janë pritur nga përfaqësuesit e autoriteteve kroate, përfshirë këtu edhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.
Të gjitha shpenzimet e trajtimit mjekësor të lënduarve i ka marrë përsipër shteti kroat.


















