Arrijnë në Kosovë të mbijetuarit nga tragjedia në Kroaci

E publikuar: 27/07/2021 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pjesë e të mbijetuarve nga aksidenti në Kroaci, janë marrë me autoambulancë nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ndërsa, disa të mbijetuar të tjerë janë kthyer në shtëpitë e tyre nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Përveç kësaj pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë përkujdesur për familjarët e tyre duke u shpërndarë ujë.

Njëra nga të mbijetuarit, tha se trajtimi në Kroaci ka qenë shumë i mirë.

“Trajtimi ka qenë shumë i mirë”.

Në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën, ku u përfshi aksidenti i linjës Frankfurt – Prishtinë, vdiqën dhjetë persona, ndërsa u lënduan 45 tjerë.

Shoferit të autobusit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.