Aksidenti në Kroaci, drejtori i policisë: Dënimi i shoferit për veprat si kjo, është 15 vjet burg

E publikuar: 26/07/2021 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

15 vjet burg është dënimi i paraparë për veprën çast gjumi, në rastet siç ndodhi dje aksidenti tragjik me autobusin i cili me mërgimtarë ishte nisur drejt Kosovës nga Gjermania.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Policisë në Kroaci, Nikola Milina, ndërsa ka thënë se ngasësi i autobusit sot do t’i dorëzohet njësisë së paraburgimit për veprën penale ”shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në komunikacion”, njofton klankosova.tv.

Ngasësi i autobusit i cili po bartte dje mërgimtarët kosovarë, është arrestuar.

Dhjetë kosovarë që po vinin nga Gjermania, humbën jetën si pasojë e aksident trafikut të djeshëm që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, ndërsa dhe mbi 40 pasagjerë të tjerë mbetën të lënduar.