Kryeministri Albin Kurti gjatë pasdites së sotme në Parkun e Qytetit në Prishtinë, zhvilloi një takim me diasporën.
Aty foli për “të arriturat” dhe sfidat e qeverisë në krye të së cilës është vet ai, përcjell klankosova.tv.
Megjithatë sipas kosovapress, teksa foli për fillet e qeverisjes, Kurti u ngatërrua duke thënë se si qeveri i kanë mbushur katër vjet nga votimi në parlament.
”Si Qeveri e Republikës së Kosovës i kemi përmbushur katër vite”, ka thënë Kurti, ku më pas korrigjoi veten duke shtuar ”muaj” në vend të viteve.
Ndërsa të pranishmit duartrokitën me të dëgjuar atë ndërsa iu drejtohej me shaka rreth asaj çfarë ai e tha.

















