Lazio ka reaguar pas fyerjeve që i janë bërë Elseid Hysajt.
Elseid Hysaj nuk po kalon fillime të mbara në skuadrën e tij të re, ajo e Lazios.
Tifozët e Lazios kishin ngritur një baner në stadiumin “Olimpico” me mbishkrimin, “Hysaj krimb, Lazio është fashiste”, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, pas këtij incidenti ka reaguar edhe klubi i Lazios.
“Shoqëria Sportive e Lazios e dënon sulmin e turpshëm ndaj futbollistit Elseid Hysaj. Ky nuk është epizodi i parë i këtij lloji. Ne nuk do të jemi kurrë me ata që i mohojnë vlerat sportive”, deklaroi klubi.
“Jemi jemi pa vonesë në kalendarin tonë dhe të futbollsitëve në javët e fundit sa i përket stërvitjeve parasezonale. Ne distandohemi nga çdokush që dëshiron që me këso lloj mjete politike të dëmtojë skuadrën, tifozët dhe klubin”, u tha në deklaratë.
“Ne nuk tërhiqemi nga aktet e pahijshme nga të cilat përdoren tone agresive dhe të dhunshme, për ata nuk ka asnjë vend në botën tonë e cila është e inspiruar nga vlerat sportive të kompeticionit, të respektit reciprok dhe të bashkjetesës civile dhe e adresuar në tejkalimin e të gjitha barrierave sociale, kulturale, ekonomike dhe racore”, deklaroi Lazio.