Achraf Hakimit do t’i shtyhet debutimi më PSG-në.
Sipas L’Equipe, Achraf Hakimi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai është vetizoluar dhe iu është nënshtruar protokolleve kundër COVID-19 dhe do të vazhdojë stërvitjen individuale.
Hakimi do ta humb miqësoren e PSG-së ku parashihej të debutonte.
Në fakt, ai kishte rezultuar pozitiv në muajin tetor të vitit të kaluar, dhe kjo është hera e dytë që ai infektohet me virusin.