Drita dhe Prishtina janë skuadrat e mbetura në garën për Kualifikimet e Europa Conference League.
Skuadrat kosovare, Drita dhe Prishtina do të kenë sfidat e tyre përkatëse në kuadër të kualifikimeve të Europa Conference League, shkruan lajmi.net.
Por, çfarë duhet bërë skuadrat në mënyrë që të arrijnë kualifikimin?
Sipas rregullave të UEFA-së, në bazë të pozicionimit të shteteve skuadrat ndeshen nga një deri në tri takime kualifikuese. Kosova gjendet e 53-ta, kështu që skuadrave kosovare iu duhen dy fitore në dy takime për të arritur kualifikim në fazën e grupeve.
Drita e mposhti skuadrën malazeze, Deqiç dhe do të ndeshet në ndeshjen e dytë me Feynoord.
Prishtina është kualifikuar pasi është eliminuar nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ata do të ndeshen në ndeshjen e parë me skuadrën uellsiane Connah’s Quay Nomads.