Dje mori dhenë lajmi i ndarjes së Melisës dhe Andit.
Kjo u la të kuptohej përmes postimeve të ish-konkurentës së “Përputhen” e cila më pas mbylli Instagramin.
Nuk ka vonuar shumë dhe Melisa është rikthyer në këtë rrjet social duke dhënë sqarimin e nevojshëm.
Mesa duket fjalë për një zënkë të rëndomtë, nëse jo për një lojë të çiftit për të bërë xhiron e portaleve.
“Kush është ajo femër që s’ka bërë namin pas një zënke. Ndjesë por jemi bashkë përgjithmonë” – është shprehur Melisa.
Një koment ka pasur edhe nga Andi.
“Cdo lidhje ka ulje-ngritjet e veta thjesht uroj mbas këtyre të këqijave të kemi vetëm të mira” – ka deklaruar ai.