Mancini: Spinazzola ishte mbrojtësi më i mirë në Euro 2020, ndaj Anglisë do të jetë ndeshje e bukur

E publikuar: 09/07/2021 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Italia ka arritur në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Por keqardhja më e madhe për trajnerin e Azzurëve, Roberto Mancini është që mbrojtësi Leonardo Spinazzola nuk mund të luaj.

Mbrojtësi i majtë i Romës u lëndua në duel me Belgjikën në çerekfinale të Euro 2020, ku do të mbetet jashtë fushave për rreth gjashtë muaj.

E numri një i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka thënë se mbrojtësi i Romës ka qenë më i miri në Euro 2020.