Kreu u Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnqii, sot takoi drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz dhe Ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörg Rohde.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se në këtë takim u diskutua për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën.Ai tha se u pajtuan që për këtë duhet një përpjekje e shtuar nga të gjithë, ndërsa u shpreh mirënjohës që Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.
Postimi i plotë:
“Me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz, dhe me Ambasadorin Jörg Rohde, folëm sot për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën, dhe u pajtuam se për këtë duhet një përpjekje e shtuar nga të gjithë.
Gjermania është mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne i jemi mirënjohës. Por, BE sa më parë duhet ta përmbushë premtimin karshi qytetarëve tanë.
Kosova beson në vlerat evropiane dhe integrimi në BE është alternativa jonë e vetme. Ne jemi të lumtur dhe krenarë që në rrugën tonë të shtetformimit, zhvillimit dhe integrimit kemi një aleat të rëndësishëm si Gjermania. 🇽🇰 🇩🇪


















