Drita ka shënuar fitore në debutimin në Conference League ndaj Deçiqit.
Nënkampioni i Kosovës fitoi me rezultat të ngushtë 2 – 1.
Fillimisht, Deçiq kaloi në epërsi përmes Camaj qysh pas tre minutave lojë.
Por, Drita u këndell shpejtë duke barazuar përmes Almir Ajzeraj (11′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, “Intelektualët” ishin më kërkues dhe në fund ia dolën të fitojnë.
Ishte Marko Simonovski që realizoi golin e fitores nga afërsia (79′), rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.
Ndërkohë, ndeshja kthyese zhvillohet në javën e ardhshme.