Shkupi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Llapit.
Skuadra vendase ia doli të triumfojë me rezultat 2 – 0.
Ndeshja ishte e baraspeshuar me Shkupin që ishte me kërkuese, por që gjeti golin vetëm një herë.
Ishte Markoski që realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 36-të.
Ndërkohë, Llapi në këtë ndeshje më shumë provoi përmes kundëraksioneve, por u mungonte vetëm goditja përfundimtare.
Derisa pritej që ndeshja të mbyllej me rezultat minimal, në skenë doli Rwatubyaye që shënoi golin e dytë dhe i vështirësoi punët Llapit për kualifikim.
Ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër.