Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet që sot ta marrë vaksinën anti-COVID.
Kështu është bërë e ditur në agjendën e publikuar, ku njoftohet se Vitia do të vaksinohet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Pas vaksinimit, Ministri do të mbajë konferencë për medie, me temë “Vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër COVID-19”.
Gjatë seancës së djeshme plenare, Vitia deklaroi se vaksinat anti-COVID janë të sigurta dhe se deri tani nuk është shfaqur asnjë efekt anësor tek askush.


















