Lajçak takon Petkoviqin, gjatë ditës pritet t’i ulë në tavolinë palën kosovare e serbe

E publikuar: 07/07/2021 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryenegociatorin e palës serbe Petar Petkoviq.

Lajçak thotë se mëngjesin e sotëm kishte një diskutim të dobishëm me Petkoviq, ndërsa gjatë ditës do të takohet me të dy palët.“Pas takimit të djeshëm me delegacionin e Kosovës, këtë mëngjes pata një diskutim të dobishëm me Petar Petkoviq, kryenegociatorin serb. Më vonë gjatë ditës do të ulem me dy palët për të diskutuar për çështjet aktuale dhe për përgatitjen për takimin e ardhshëm të liderëve”, ka shkruar Lajçak.