Ylli i Atletico Madridit, Joao Felix ka ftuar bashkëkombësin Renato Sanches që t’i bashkohet kampionit të La Liga-s.
Sanches është në ‘radarin’ e gjigantëve evropianë pasi shkëlqeu me Lille duke fituar Ligue 1 si dhe bëri super paraqitje për Kombëtaren e Portugalisë në “Euro 2020”.
Sidoqoftë, me kontratën që i skadon pas dy viteve, çdo skuadër duhet të paguajë vlerën e 35 milionë eurove.
Pavarësisht qëndrimit të Lilles për 23-vjeçarin, “Los Rijoblancos” ndoshta do shprehin interesim duke marrë parasysh komentin e Felix.
“Eja te Atletico”, ishte mesazhi i Felix drejtuar Sanches në një postim në Instagram.