Wenger: Xhaka ishte fantastik, ai e bashkoi skuadrën e Zvicrës

E publikuar: 02/07/2021 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-menaxheri i Granit Xhakës, Arsene Wenger ka thurrur lëvdata për të.

Wenger ishte i ftuar në “Bein Sports” në kuadër të ndeshjeve të “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Ai u ndal të flasë për ish-lojtarin e tij, të cilin e solli tek Arsenali nga Borussia Monchengladbach në verën e vitit 2016.

“Ndaj Francës, ai ishte fantastik, thjesht i mrekullueshëm, të gjitha vendimet e tij gjatë ndeshjes ishin të mira”, tha Wenger.

“Mendoj që ai ishte njeriu kryesor që bashkoi skuadrën e Zvicrës, ai që bëri gati trupat për luftë”, përfundoi Arsene Wenger.

Ndërkohë, për Xhakën po flitet se ai do të largohet nga Arsenali për në Romë, në pesë sezone me “The Gunners”, ai kishte regjistruar 220 paraqitje dhe kishte shënuar 13 gola. Gjatë kësaj kohe ai ka fituar dy FA Cup, dy Community Shields dhe arriti në finalet e Europa League dhe Carabao Cup.