Anglia është çerekfinalistja e re e Kampionatit Evropian të futbollit.
“Tre luanët” mposhtën sot me rezultat 2:0 Gjermaninë.Anglia i realizoi në pjesë të dytë të dy golat.
I pari erdhi nga Raheem Sterling në minutën e 75-të dhe Harry Kane në të 86-tën shënuan për Anglinë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Wembley.