Luana ka filluar punën për projektin e radhës.
Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca, është një ndër femrat më punëtore të shoubizit.
Luana ka pak ditë që lansoi projektin e ri muzikor, ndërsa menjëherë ka nisur punën për të sjellë diçka të re.
Ajo postoi foto nga dhoma e përgatitjes, ku shihej e veshur me robdishan, ndërsa paralajmëron të rejat që po i sjell.
“Diçka e re po vjen!”, ka shkruar Luana sipër fotografisë.
Kënga “1 mijë vjet”, e publikuar një javë më parë, ka marrë afro 1 milion klikime në kanalin YouTube.
Para lansimit të kësaj kënge, moderatorja kishte zbuluar se ka nënshkruar kontratë me “Sony Music”