Procedohet në Kuvend Projektligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

E publikuar: 25/06/2021 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Zv.ministri i Drejtësisë Blerim Sallahu tha se ky projektligj qartëson fushëveprimin e hetimeve administrative.“Projektligji qartëson fushëveprimin e agjencisë në fushën e hetimeve administrative, procesi i deklarimit të pasurisë”.
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga kabineti qeveritari miratimin e kësaj pike pasi si Qeveri ai thotë se kanë synim sundimin e ligjit.
“Meqë e kemi prioritet sundimin e Ligjit, unë ju ftoj të gjithëve ta miratoni këtë”.