Xhensila akuzohet se kopjoi këtë skenë të klipit nga këngëtarja e njohur

E publikuar: 23/06/2021 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fansat janë të bindur që Xhensila kopjoi Rihannën në këngën e re.

Xhensila Myrtezaj dje (e martë) publikoi projektin e ri muzikor me titull “Prit pak” në bashkëpunim me Lumi B, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja erdhi atraktive në videoklip, teksa solli edhe skena provokuese, duke vënë në dukje linjat trupore.

Por, në njërën nga skenat, Xhensila akuzohet se kopjoi yllin e muzikës pop, Rihanna, në këngën “Wild Thoughts”.

Bëhet fjalë për skenën në dhomën e gjumit, ku artistja bën lëvizje provokuese në shtrat dhe pastaj para pasqyrës.

Fansat e këngëtares kanë kapur disa detaje, të cilat kanë ngjashmëri të madhe me klipin e Rihannës, të cilin e kishte publikuar më 2017.

Se a kanë ngjashmëri skenat e të dy klipeve, mund ta vlerësoni duke parë fotografitë e mëposhtme. /Lajmi.net/