Ish-konkurrenti i “Përputhen” ka shokuar me deklaratën.
Ish-konkurrentët e “Përputhen” vazhdojnë të mbeten emra shumë të komentuar lidhur me veprimet që i bëjnë, shkruan lajmi.net.
Edhe gjatë kohës kur ishin në program, disa nga konkurrentët e “Përputhen” u përfolën për lidhje jashtë programit.
Por, sa ishin në emision asnjë nga ta nuk e pranoi, ndërsa me t’u larguar dolën edhe të fshehtat e tyre.
I ftuar në “Festë në 5”, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Ervin Koxherri, ka habitur të gjithë me deklaratën që dha.
Ai tha se gjatë kohës kur hyri në program kishte një vit e gjysmë që ishte në lidhje dashurie dhe se e dashura ishte dakord që ai të hynte në “Përputhen”.
“Ne bëmë kompromis kur hyra unë në Përputhen, sepse qëllimi i hyrjes sime atje ishte muzika”, deklaroi Ervini.
Por, ai thotë se tashmë është ndarë dhe se kënga e fundit ishte dedikim për ish-të dashurën.