Haradinaj kritikon Kurtin: Paraqitja e tij në Bruksel dështim, qasja e Kryeministrit është qesharake

E publikuar: 15/06/2021 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog.
Takimin e sotëm ndërmjet Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ai e ka quajtur dështim.“Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.

Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake.

Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit”, ka shkruar Haradinaj.Sipas tij, njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog.

Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.