Ka nisur takimi Albin Kurti-Aleksandar Vuçiq

E publikuar: 15/06/2021 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq sapo kanë filluar takimin e tyre në nivel të lartë të dialogut në Bruksel.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është arritur që pas sa kohësh të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.

Komisioni Evropian ka publikuar në ueb-faqen e tyre disa fotografi të takimit, ku pjesëmarrës janë edhe kryediplomati Josep Borrell, si dhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.