UEFA e ka shpallur Christian Eriksenin lojtarin e ndeshjes Danimarkë – Finlandë.
Eriksen u shtri pa ndjenja në fushë në fund të pjesës së parë, pasi pësoi sulm në zemër duke frikësuar gjithë botën, shkruan Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë: Motivi është shumë i lartë
Fatmirësisht, gjendja e tij tani është stabile, teksa është zgjuar dhe po flet.
UEFA ka vendosur t’ia japë Eriksenit çmimin e lojtarit të ndeshjes.
Futbolli është një lojë e bukur dhe Christian e luan atë bukur. Ylli i ndeshjes së sontme është Christian Eriksen. Të urojmë shërim të shpejtë Christian” – u shpreh presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Ndeshja u fitua nga Finlanda me rezultat minimal 0:1, duke marrë përkohësisht primatin në grupin B. /Gazeta Express/