Kryeministri Kurti emëron Liza Gashin, zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës

E publikuar: 02/06/2021 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Liza Gashin zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Znj. Gashi ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës edhe në Qeverinë Kurti I. Kryeministri e ka uruar znj. Gashi për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj.