Haziri uron Tina Ceramika për zgjerimin e kapaciteteve: Lajm i mirë suksesi i bizneseve në kohë pandemie

E publikuar: 24/05/2021 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haziri uron Tina Ceramika

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përgëzuar kompaninë Tina Ceramika, e cila sot ka zgjeruar kapacitetet duke e pikën biznesin afër fshatit Livoq i Ulët, raporton Infosot.

Në ceremoninë e inaugurimit, Haziri tha se e gëzon fakti kur sheh suksese tek operatorët privatë në këtë kohë pandemie.

“Zgjerimi i kapaciteteve dhe zhvendosja e showroom në këtë vend, tashmë është tregues i suksesit. Përkundër ballafaqimit me pandeminë, suksesi i këtij biznesi dhe i bizneseve të tjera në Gjilan, është lajm i mirë”, ka thënë Haziri.

“Shumë shpejt do të fillojmë edhe me zgjerimin e rrugës në drejtim të Livoq i Ulët- Kllokot dhe me këtë do të ndihmohet edhe zhvillimi i aktiviteteve të bizneseve sikur Tina Ceramika. I uroj shumë suksese familjes Ajeti për zgjerimin e kapaciteteve”, shtoi Haziri.

Në emër të kompaninë Tina Ceramika, Besa Ajeti, e cila e ka falënderuar kryetarin Haziri për prezencën dhe mbështetjen, sikurse edhe për të gjithë të pranishmit.

haziti tina ceramik
Ceremonia e inaugurimit të kompanisë Tina Ceramika
Ceremonia e inaugurimit të kompanisë Tina Ceramika
Ceremonia e inaugurimit të kompanisë Tina Ceramika