Të mërkurën diskutohet për masat e reja kundër Covid-19

E publikuar: 24/05/2021 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të mërkurën ministri Shëndetësisë Arben Vitia do të mbajë një takim virtual me kryetarët e komunave.Express ka mësuar nga burime të saja se në takim do të diskutohet për situatën me pandeminë e COVID-19 e po ashtu edhe për masat e reja kundër COVID-19.

Gjatë takimit do të flitet edhe për vaksinimin e qytetarëve.Nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit, kanë bërë të ditur sot se gjatë ditës së mërkurë do të diskutohet edhe për mbajtjen e dasmave.Kujtojmë që gastronomët tashmë një kohë po kërkojnë që të largohet ora policore.