Qeveria e Kosovës ka emëruar bordet e përkohshme të drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike: “Trepça”; “Korporata Energjetike e Kosovës”; Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës dhe të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Infrakos”, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se Qeveria duhet të veproj sa më parë në mënyrë që të ketë mbikëqyrje derisa të krijohen kushtet.“Duke ditur se Qeveria është ndërmarrje në këtë rrethana Qeveria është e detyruar të veproje sa me parë në mënyrë që të kemi mbikëqyrje derisa të krijohen kushtet”.
“Në këtë përbërje nuk kemi përfaqësues të komuniteteve, inkurajojmë pjesëtarët e komuniteteve që të aplikojnë në konkurset e rregullta”, tha Rizvanolli.
Kryesuese e Bordit të Drejtorëve të Postës do të jetë Safija Beseni, teksa anëtarë do jenë Sebahate Krasiqi, Genc Rama dhe Naim Haliti.Anëtarë të bordit të Trepçës janë emëruar: Hekuran Nikqi, Shyqri Kelmendi, Alban Krasniqi, Shyqri Sadiku.
Kryetar i këtij Bordi është zgjedhur Bahri Hyseni.Anëtarët e Bordit të Përkohshëm të “Infrakosit” janë zgjedhur: Enis Berisha kryesues, dhe anëtarë janë emëruar Ardita Salihu, Fitnete Ismajli dhe Afrim Mehmetaj.


















