Abdixhiku flet pas raportimeve se arkitekti i njohur nga Londra do jetë kandidat i LDK-së për Prishtinën

E publikuar: 20/05/2021 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, është raportuar se Përparim Rama, arkitekt në Londër do t’i prijë Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për të udhëhequr komunën e Prishtinës pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetorin e këtij viti.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku në ATV ka thënë se nuk ka koment për këtë lajm.

”Tani ne jemi në proces të vlerësimit të gjendjes së LDK-së nëpër degë që nënkupton ndarjen e anëtareve të kryesisë në grupe punuese për të bërë analizën e gjendjes strukturore për gjendjen e LDK-së për fatin e mirë apo të keq testi i parë vjen nga zgjedhjet lokale që vijnë shpejt dhe në këto zgjedhje LDK do të del e përgatitur në aspektin organizativ të brendshëm jo duke përjashtuar njerëz por duke përmirësuar nivelin e organizmit por edhe përfaqësimit politik qendror”, tha ai.

Deri më tani kandidaturën për kryetar të Prishtinës e ka konfirmuar Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Gjithashtu është aluduar që mund të jetë Arben Vitia kandidat nga VV-ja mirëpo kjo ende nuk është