Haziri kërkon zbardhjen e rastit për qytetarët e Gjilanit që vdiqën në Durrës

E publikuar: 09/05/2021 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Varrimi familja haliti

Varrimi familja haliti

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka shkruar për tre qytetarët e kësaj komune që vdiqën pas një tragjedie në Gjirin e Lalëzit ku dyshohet se u helmuan me ushqim.

Haziri përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjen Haliti për humbjen e tre anëtarve.

Tutje i pari i Gjilanit ka thënë se shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës.

“Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre bashkëqytetarët tanë, Elfete, Afrim e Ferdinaze Haliti, ndërruan jetë papritur. Sot ia dhamë lamtumirën e fundit në Gjilan dhe na mbeti peng e vërteta e shuarjes së tyre. Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, ka shkruar Haziri.