Emërohet Këshilli i Ri Drejtues i Teatrit Kombëtarë

E publikuar: 09/05/2021 08:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Teatri Kombetar, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Teatri Kombetar, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Me vendim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, janë emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Këshilli drejtues, me mandat 4 vjeçar, ka këtë përbërje: Armend Smajli, Ben Apolloni, Gresa Pallaska, Rebeka Qena, Shkurte Aliu, Visare Aliu dhe Brikena Mulliqi.

“Qeveria e re i trajton me prioritet të veçantë institucionet kombëtare të kulturës. Vendimi i sotëm është i hapi i parë për ndërtimin e një vizioni të ri për Teatrin e Kosovës. Ditëve në vijim, Ministria do të ndërmarrë veprime tjera për institucionet kombëtare të kulturës që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë financiare dhe institucionale, pavarësinë programore dhe artistike, zhvillimin e audiencave, ngritjen e kapaciteve profesionale dhe prezantimin ndërkombëtar të produktit vendor artistik”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e MKRS-së.

Kujtojmë se ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit, pati thënë se do të bëjë departizim të institucioneve kulturore.

Agron Shala, Ramadan Musliu, Feim Maliqaj, Besim Rexhaj, Mustafë Halili, Samka Ferri e Ismet Azemi ishin emëruar në KD të TKK-së tetorin e kaluar nga ish-qeveria.