Gjermania ka miratuar masa të reja për njerëzit, të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 dhe ata që janë shëruar nga virusi, të cilët nuk do të duhet të respektojnë më shtetrrethimin, si dhe rregullat e karantinës dhe të kontaktit.
Atyre do t’u lejohet gjithashtu hyrja në dyqane dhe ambiente të tjera pa dhënë më parë një rezultat negativ të testit, siç kërkohet aktualisht nga pjesa tjetër e popullsisë.Të enjten koalicioni i madh – i përbërë nga CDU / CSU e Kancelares Angela Merkel plus Social Demokratët, të Gjelbrit dhe e Majta votuan në favor të rregullores.Ligji u miratua nga Bundesrat, i cili përfaqëson 16 shtetet, të premten.
Ai do të hyjë në fuqi nga e diela, sqaroi qeveria gjermane në faqen e saj të internetit.Gjermania dha më shumë se një milion vaksina në ditë për herë të dytë, duke grumbulluar numrin e njerëzve që kanë marrë një dozë në mbi 30 për qind./albinfo