Gjermania po shqyrton planet e reja për t’ju dhënë të drejta dhe liri shtesë njerëzve që janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.
Ndryshimet e propozuara në rregullat ekzistuese të pandemisë do të përfshinin heqjen e kufizimeve të caktuara të kontaktit shoqëror dhe lëvizjes, shkruan CNN.
Njerëzit e shëruar nga COVID-19 nuk do të kenë më nevojë për një test negativ kundër këtij virusi kur duan të bëjnë pazar, të shkojnë në sallone odulimi ose të vizitojnë një kopsht botanik, sipas shembujve të paraqitura nga Ministria e Drejtësisë në Gjermani.
Njerëzit e vaksinuar do të lejohen gjithashtu të takohen privatisht pa kufizime, sipas planit, i cili nëse votohet përmes parlamentit të Gjermanisë mund të hyjë në fuqi që nga e shtuna.
Teksa mbajtja e maskave dhe distancimi shoqëror në hapësirat publike, do të mbetet në fuqi.