Mero Baze: Donika Gërvalla është ministre e Jashtme dhe duhet ta njoh flamurin e Kosovës

E publikuar: 04/05/2021 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Mero Baze i ka reaguar kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla pasi kjo e fundit ka vendosur flamurin shqiptar në një postim në Facebook.Baze ka shkruar se Gërvalla është ministre e Jashtme e Kosovës dhe duhet ta njoh flamurin e Kosovës.

“Donika Gërvalla duhet të mësohet me idenë se është Ministre e Jashtme e Kosovës dhe duhet të njoh flamurin e Kosovës. Nuk ka nevojë të ilustrojë akuzat e Serbisë .

Kështu nuk mbron dot as viktimat e Serbisë në Kosovë dhe as shtetin e Kosovës që e viktimizon duke e injoruar”, ka shkruar Baze.