Përleshje në Prishtinë, një person theret me thikë

E publikuar: 26/04/2021 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është plagosur, pasi është therur me thikë në një përleshje, që ka ndodhur sonte rreth orës 21:30 në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21 :30, kemi marrë informatën se në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast.