Molliqaj për pjesëmarrjen e VV-së në zgjedhjet në Shqipëri: Emancipimi nuk është brand

E publikuar: 26/04/2021 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar një status për pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.“Emancipimi nuk është brand.

Zgjedhjet në Shqipëri po përfundojnë. Pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës si zgjedhës e kandidatë ka ndezur shumë polemika.

Diskutohet prejardhja, identiteti e pasaporta, por shumë pak politika”, thotë ai.
“Përpjekja emancipuese nuk vjen prej emrit të madh që sakaq duan ta bëjnë brand me të cilin reklamohen.

Ajo e ka kusht një përmasë autenticiteti që nuk eksportohet, por që nuk është prejardhje, identitet as pasaportë, siç kujton shumëkush këndejpari.Kjo përmasë është vullnet e këmbëngulje, është luftë me rrethanën prej të cilës ke lindur, është thyerje e kokës në luftë me të pamundshmen.

Mbi të gjitha, është folje, dhe jo emër. Numrat përgjithësisht, por edhe këta që po i shohim janë shprehje të fenomeneve, tregojnë raporte forcash, interesash e suksese diskursesh.

Në shumicën e rasteve, janë thjesht fakte. Sikur para 2 muajsh, edhe kësaj here, veç fakte…Këta numra mund të jenë burim i mirë kritike, por jo nënçmimi e talljeje, siç nuk janë provë vërtetësie në anën tjetër”, shtoi Molliqaj në një status në Faceboo