Ndahet nga jeta kuzhinieri i njohur kosovar

E publikuar: 22/04/2021 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuzhinieri i njohur kosovar, Përparim Babalija, ka vdekur mëngjesin e sotëm.

Sipas familjarëve të tij, ai ka vdekur nga COVID-19.“Vdekja e jote e hershme na tronditi. Lamtumirë maestro i kuzhinës”, ka shkruar një nga miqtë e tij në Facebook.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe një restaurant i njohur në Shqipëri.

“Përparim Babalija, një nga chefat më të mirë në trevat Shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari covid. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovu Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”, thuhet në postimin e këtij restauranti.