Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar shqyrtimin e Projektligjin për plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, që ka të bëjë me adresimin e krimeve të luftës dhe gjykimit në mungesë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ky plotësim ndryshim lehtëson procedurat për adresimin e krimeve të luftës.
“Para se të arsyetojë nevojën urgjente ju njoftojë se shumë shpejt don ta procedojmë draftin ri të procedurës penale.
Duke pasur nevojën urgjente për adresimin e krimeve të luftës si ministri kemi procedurë që lehtësojnë procedurat për adresimin e krimeve të luftës apo gjykimit në mungesë, dhe me këtë ndryshim iu mundësohet prokurorisë që të pezullojë lëndet deri në përgatitjen e duhur”, tha Haxhiu.
Vlerësohet se zbatimi praktik nuk paraqet kosto shtesë për Prokurorinë e Kosovës tha ministri Murati



















