Mjekiqi-Sadiku: Me LDK-në isha e lidhur që nga 2006-ta, partia kishte nevojë për lidership të ri

E publikuar: 07/04/2021 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi – Sadiku, në Rubikon të Klan Kosovës, në intervistën e saj të parë të dhënë që nga marrja e kësaj detyre, ka zbuluar detaje se si erdhi deri tek ky rrugëtim i ri i saj.

Mjekiqi-Sadiku u shpreh se e gjithë kjo ndodhi shpejtë, duke nisur nga dorëheqja e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të partisë, ndërsa vlerëson se angazhimi i saj erdhi si nevojë që LDK të ketë një lidership të ri, njofton Klan Kosova.

”Çdo gjë ka ndodhur shumë shpejtë”.

”Fillimisht ishte dorëheqja e Isa Mustafës si kryetar i partisë, pastaj kjo i hapi rrugë këtij procesi për zgjedhjen e një kryetari të ri të partisë, ku dhe u zgjodh Lumir Abdixhiku”.

”Kjo rezultoi se kishte nevojë me një lidership të ri sa i përket anëtarësiisë së kryesisë së partisë”.

”Ka qenë periudhë me të vërtetë e shkurtër, por nuk do ta konsideroja angazhimin tim në LDK që e kam vendosur brenda pesë apo gjashtë ditëve”.

”Shpesh herë kam kontribuar edhe në organizimin e fushatave. Anëtarësimi im formal bëhet me datën 20 mars”.

”Besoj që ka një numër njerëzish që kanë kontribuar në LDK, por që nuk janë anëtarësuar, por që LDK edhe sot e kësaj dite edhe sot ka probleme se nuk e di saktë kush janë anëtarët e saj dhe sa anëtarë të saj janë”.

”Unë zyrtarisht u bëra anëtare më 19 mars, një ditë përpara jam bërë anëtare e Këshillit të Përgjithshëm pastaj në cilësinë e kësaj jam propozuar që të jem nënkryetare e LDK-së”.

”Kisha një ftesë nga Lumir Abdixhiku, por ai e bëri me dije që kishte diskutuar brenda partisë, me të cilët kanë punuar një kohë ose tjetrën, qoftë kryesisht edhe në pozitën e këshilltares për integrime europiane në kohën sa ishte president Fatmir Sejdiu”.

”Me [Fatmir] Sejdiun kemi lidhje familjare, për ta thënë popullorçe, gjyshja e Fatmir Sejdiut dhe gjyshja ime ishin motra. Këtë lidhje familjare e kemi. Por nuk është se kemi pasur kontakte të vazhdueshme. Kontakti im me Fatmir Sejdiun ka qenë në cilësinë e studentes dhe profesorit, sepse ai ka qenë profesor i imi sa isha në studime në bachelor”.