Arben Vitia emëron një këshilltar

E publikuar: 07/04/2021 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka emëruar përsëri si këshilltar politik të tij Sami Ukën.Uka është kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Ai edhe gjatë vitit të kaluar kur Vitia ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ishte këshilltarë politik i tij.Uka e ka konfirmuar sot për Express se është zgjedhur këshilltarë i ministrit Vitia, ndërsa nga ana e ministrit Vitia ende nuk është bërë publike emërimi i Ukës.