Shkruan: Emrush T.Shkodra
Paralajmërimi i serishëm për mbylljen e biznesit është një ogur për një kolaps të skajshëm, dhe kjo do të jetë barometër dekurajues për investitorët e huaj, qofshin ata diaspora jonë, apo edhe përfaqësues të kompanive të mëdha botërore, e me theks të veçantë evropiane.
Përgjatë këtyre dy viteve të vështira si pasojë e covid mërgata jonë ishte ajo që mbi 85% e jetës ekonomike e mbajti të gjallë, dhe buxheti i shtetit mbushej si rrjedhojë e ardhjes së remitencave të pandërprera nga jashtë.
Ekonomia e Kosovës që nga 2018-ta kishte një rënie të lehtë dhe të vazhdueshme, edhe pse kohë pas kohë proklamohej nga autoritetet një rritje ekonomike prej 4%.
NV prisnin etapa sezonale për të krijuar të hyra që do të mund ti shlyenin kredit dhe borxhet që futeshin nga muajt kur nuk kishte shumë qarkullim, e kjo sidomos vërehej në muajt e verës atëherë kur diaspora jonë shqiptare gjendeshin për pushime në atdheun e tyre.
Shumë NV mezi po mbijetojnë në treg, e këtu përfshihen të gjitha vështirësitë që atakojnë biznesin si: mungesa e qarkullimit cash ndër qytetar, konkurrenca jo reale, sektori më shumicë i lidhur me oligarkët e mëdhenj, para nga korrupsioni i nxjerrë nga institucionet publike, tregu i mbushur me produkte të panevojshme, oferta më e madhe se kërkesa, oferta agregate afatshkurtër, në shumë raste mungesë e fuqisë punëtore, mungesë e profesionistëve në disa lëmi të caktuara, shpenzimet konstante e të hyrat të limituara skajshmërisht.
Goditja definitive ekonomike
Këtu kapakun ja vëri edhe pandemia covid19, që nga marrja e masave strikte 2020 e këndej biznesit ju shtuan vështirësitë, dhe për pasojë shumë prej tyre si zgjidhje të imponuar nga autoritetet gjetën mbylljen e pjesshme e në disa raste mbyllja ishte totale. Kjo qoi biznesin në thellimin e krizës së mëtutjeshme, dhe futjen e tyre në shikimin mundësisë së ekzistencës në treg apo jo.
Autoritet e Kosovës nuk u gjenden mirë në ketë situatë të krijuar si pasojë e covid19, dhe nuk arritën të veprojnë konform situatës së krijuar ta zamë si nëpër shtetet e ndryshme evropiane.
Pra, duke aplikuar mbylljen e biznesit, do duhej që njëkohësisht të gjenin mënyrën për të ju lehtësuar ruajtjen e biznesit nga falimentimi, duke marrë përsipër pagesën e punëtorëve, qirasë, tatimin e kështu me radhë.
Mbyllja dhe ndihma nëpër shtetet Evropiane kundrejt biznesit
Në shumë shtete, po thuajse plotësisht u kompensuan bizneset që kishin përjetuar rënie përgjatë operimit të tyre në treg, pjesa më e madhe ishin mbyllur me vendime të shteteve përkatëse, por ato nuk kishin operuar ose funksionuar nën stresin e shkaktuar nga autoritetet se po mbyllemi, po mbyllemi. Ishin mbyllur, por ishin kompensuar!
Zgjidhja ishte parë si mbyllje për kalimin e valës mbytëse të ekonomisë të shkaktuar nga virusi covid19.
Pas daljes graduale nga mbyllja e hekurt, ato kishin filluar trajtimin përmes masave lehtësuese që shtetet evropiane i kishin aplikuar ndaj afarizmit. Kjo kishte dhënë një rezultat të kënaqshëm, duke i liruar bizneset nga taksat e ndryshme, shpërndarjen e ndihmave për punëtor, aplikimin e programeve për rimëkëmbje ekonomike etj.
Edhe në Kosovë u prekën të gjitha, por asnjë kënaqshëm, si zakonisht qysh shkojnë punët këtu.
“Të gjitha nga pak e asnjë mirë”.
Pakoja emergjente dhe diaspora
Sërish diaspora sipas (statista info) del të jetë donatori më i madh i buxhetit të Kosovës. Remitencat tregojnë se për vitin 2020-21 në Kosovë janë sjellë mjetë financiare në forma të ndryshme mbi 1.6 miliard euro, dhe si rrjedhojë e kësaj ekzistenca e shtetit tonë edhe në kulmin e rrezikshmërisë së mbajtjes së saj ndihmohet dhe mbahet gjallë nga diaspora.
Çështjet ekonomike tregojnë se një shtet do të bien në varshmërinë sociale ndaj një nevoje tjetër atëherë kur nuk mund të menaxhon situatën sociale dhe ekonomike të vendit, e kjo behët atëherë kur nuk arrihet të mbushet arka e shtetit, buxheti.
Qeveria miratoi pakot për rimëkëmbjen ekonomike, u mundua të shfrytëzoj disa mekanizma për ndihmën e NV, por asnjë pore nuk u ndje e çliruar apo si rrjedhojë e shpëtimit nga falimentimi.
Rimëkëmbja më shumë u shtri në bizneset e mëdha dhe ato që kanë operuar edhe në kohën e mbylljes se ato që ishin mbyllur për kohë të gjatë duke mos qarkulluar asnjë të hyrë.
Këtu shembull i keqqeverisjes është gastronomia,
Pak aty, pak atje, por asnjë mirë ose duke ofruar një zgjidhje.
Se si përvetësohet paraja publike nuk besoj se duhet shumë koment, kur ne po shohim për ditë lajmet nëpër TV, portale e gazeta të ndryshme mbi arrestimet për korrupsion që po vazhdojnë për ditë dhe në secilin do sektor.
Keq përdorimet financiare kanë ndodhur edhe përgjatë pandemisë, ku me dhjetëra artikuj të ndryshëm raportohen mbi gjetjet negative që kanë të bëjnë me qeverisjen e institucioneve të vendit.
Biznesi dhe virusi corona
Pra, biznesi është përdorur për të marrë nga ai, e tash kur s’ka ma çka me marrë, do të fillojnë të ashpërsojnë masat.
Covid është një virus vdekjeprurës, këtu askush nuk po mendon ndryshe, vetëm se edhe mbijetesa është një formë që nuk kapërdihet nëse mungojnë të ardhurat mujore, e kur kemi parasysh që mbi 80% janë të punësuar në sektorin privat, atëherë edhe vendimet nga autoritetet do duhej marrë në konsulta me sektorin privat, biznesin apo përfaqësuesit e tyre.
Kosova dhe ekonomia e saj janë duke u zhytur thellë në borxhe, kredi dhe vështirësi absolute të operimit, dhe ditë e më tej të të bërit biznes në ketë vend po behët e pamundur.
Duke u bazuar në ekspertiza operuese që datojnë nga vit në vit, del që edhe 2021 do të jetë vit i vështirë ekonomik, ose kolapsues për një pjesë operuese të biznesit në Kosovë.
Për këtë arsye çdo vendim që mëton të behët në të ardhmen e që përkon të jetë në dëm të biznesit, duhet të studiohet mirë nga një ekip që do të merret me problematikën
E ardhmja ekonomike duket shumë e zymtë, përveç që në fund sërish për të mos i ngritur duart drejt qiellit, do të duhej lutur prapë se prapë diasporën “mos i kaloni pushimet dikur tjetër ketë verë”!
Mërgata siguria financiare
Diaspora, promotori i mbajtjes gjallë të kësaj republike të gjorë e të varfër del të jetë shpëtimtari ekonomik e social i shtetit tonë. Dhe ne sërish themi që diaspora nuk ka të drejtë të përzihet dhe të vendos për të ardhmen tonë të jetesës në Kosovë.
Pa llogaritur konsumin përgjatë tërë vitit dhe investimet afatgjate që diaspora i bën në Kosovë, ajo jo vetëm që e fiton këtë të drejtë, por ajo dhe bëhet hisedarë e pakontestueshme.
Pra, nëse vendi shkon drejt mbylljes dhe rritjes së numrave të të infektuarave, ne për rrjedhojë do të kemi kundërpërgjigje nga shtetet ku jeton diaspora jonë duke futur vendin tonë në listën e rrezikshmërisë së lartë të shpërndarjes së virusit (disa veçse e kanë futur Kosovën në listën e vendeve me rrezikshmëri covid19).
Ardhjet drejt Kosovës do të kufizohen, remitencat do të ndalen, qarkullimi i afarizmit do të ketë ngecje, dhe për pasojë shteti do të kalon në një stad dhimbjeje dhe vuajtje ekonomike e sociale të papërballueshme.
Sërish fokusi financiar do të kthehet nga diaspora ma flamurin e bardh të ngritur lartë.
Tashmë qeveria e re ka futur në qeverisjen e saj një pjesë të diasporës, duke qenë të vetëdijshëm që kjo pjesëmarrje duhet të rritet, e sidomos në organet ekzekutive të institucioneve të Republikës sonë.
Dosido edhe për një kohë të gjatë investimet dhe remitencat nga diaspora do të ngelin burimi i vetëm i sigurt për buxhetin e shtetit tonë.
Atë diasporën që ju thamë se nuk ditën me votua, atyre që ju humbëm 75 mijë vota!
Dhe prapë se prapë shteti ynë mbetet te kalkulimi i mbushjes së buxhetit me ardhjen e remitencave dhe investimeve nga diaspora në vend!
Na falë diasporë!
Për: infosot.com
[NV – ndërmarrjet e vogla, bizneset individuale.]