Kundërkandidati i Vjosa Osmanit për president, Nasuf Bejta ka thënë se përgatitja e kandidatëve që për momentin po i prezantojnë institucionet është e mirë. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shansi i fundit për ta provuar, shkruan Gazeta Express.
“Mendoj se përgatitja e këtyre kandidatëve që për momentin i prezantojnë institucionet tona është e mirë, kanë bagazh, integritet, ja në të fjalës, rininë fuqinë e kanë pas vetit, e pastaj kanë qenë edhe shansi i fundit për tu provuar“, ka thënë ai në emisionin “Frontal”, në T7.
“Unë si aktivist i LDK-së më herët deri në 2007 kam mbetur në miqësi me z.Faton Peci. Në zgjedhjet e kaluara unë nuk isha kandidat por Fatoni ishte.
Atë e kisha si simpati për qëndrimet dhe burrërinë. Kur ndodhi ajo çka ndodhi në LDK, kur erdhi kjo fryma e re, më telefoni dhe më dha një ofertë.
Mendova se jam një burrë t’i ofrojë ndihmë një gruaje burrërore. Mendoj që ka qenë morale që të mbështet Vjosa në frymën e Rugovës”, deklaroi Bejta.
Për sa i përket rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Bejta tha se nuk ka asnjë forcë që mund të mohohej rezultati.“S’ka forcë që mund ta mohojë rezultatin.
Po të kisha qenë deputet i një partie tjetër, familja ime sot nuk do të më kishte votuar, sepse fryma ka qenë e tillë. Është keq për rata që mendojnë se fëmija duhet të mendojë si prindi dhe të votojë si prindi. Vota është e lirë, e fshehtë dhe e shenjët”, ka deklaruar ai.
Bejta që në zgjedhjet e fundit nuk arriti që të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës tha se është në pritje se në rast që të ketë lëvizje të bëhet pjesë e Kuvendit.“Të them të drejtën detyra më e vështirë në jetën time ka qenë kërkimi i votave.
Në çdo tubim elektoral mu ka dukur shumë e ulët që të lavdërohem dhe të kërkojë vota. I kam 5764 vota. Në radhën e pritjes së deputetëve. Nëse ka lëvizje në zgjedhje lokale ish kjo mundësi.
Presim dhe të shohim”, tha më tutje ai.Anëtari i listës “Guxo” u deklarua edhe për vendimin që mori, që pikërisht ai të jetë kundërkandiat për president i Vjosa Osmanit.“Mbrëmje mendova vet me veti që mund të ndodh ajo.
E pyeta veten a thue a bëj diçka mirë nëse më jepet mundësia që të jem kandidati i tretë ose i katërt për president. I thash Fatonit se jam njeriu i sfidave. Tu mëndu situatën ekonomike, pandeminë, gjendjen e përgjithshme i shtrova vetes pyetje a e kemi ne këtë komoditet që të shkojmë sërish në zgjedhje.
Thash që sa për këtë kriter nuk kem me shku. E thirra Fatonin. Mi mblodhën 30 nënshkrime dhe shumë sinqerisht po e them se sot jam njeriu më i relaksuar, më i gëzuar dhe shumë krenar që i bëra një nder Kosovës”, ka deklaruar Bejta në “Frontal”.Bejta u deklarua edhe për mospjesëmarrjen në ceremoninë e inagurimit të presidentit.
Ai tha se i ka kërkuar takim Osmanit, por që tani është e zënë.“Kam kërkuar që të shkojë në mënyrë solemne të ja urojë postin, por tani është shumë e zënë. Kam mendu me shku edhe në inaugurim por se kam dit që mundem”, ka thënë ai.

















