Konjufca: I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën Vjosa Osmanit

E publikuar: 06/04/2021 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Glauk Konjufca sot ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e presidentes Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca tha se ndihet i nderuar që ia kaloi këtë post asaj.

“I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën e Republikës së Kosovës Presidentes znj. Vjosa Osmani-Sadriu me rastin e ceremonisë së pranimit të detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Konjufca ushtroi për një kohë shumë të shkurtë edhe detyrën e presidentit pasi mori atë kryeparlamentarit.