Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, pas takimit ka njoftuar se do të respektojnë ndalimin e punës për këto 12 ditë, raporton Ekonomia Online.
Gjatë kësaj kohë sipas Kllokoqit do të bisedohet me Ministrinë e Shëndetësisë për gjetjen e një zgjidhje në të kundërten pas 11 ditësh Gastronomët nisin punën sërish.
Në rast të tentimit të bllokimit të sërishëm Kllokoqi njoftoi se ata do të jenë të gatshëm të dalin edhe në rrugë.
“Kjo ishte një mbledhje emergjente e Shoqatës së Gastronomëve në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës edhe një herë politika ka po e bën fajin pra faturën kurse Gastronomia po e paguan llogarinë”.
“Ne nuk e marrim rritjen e rasteve si shkak i Gastronomisë po i fushatave politike mirëpo ne po bëheni kurban për 11 ditë po mbyllemi. Ne nuk e pranojmë këtë mbyllje, por nuk do të protestojmë brenda 11 ditëve kurse nëse vendoset që të shtyhet mbyllja do të bëjmë mosdëgjueshmëri qytetare”.
“Përgjatë këtyre 11 ditëve do të zhvillojmë biseda Ministrisë e Shëndetësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Financave ku do të kërkojmë rrethana lehtësuese për biznesmenët, subvencionimin e pagave dhe heqjen e qerave, poashtu edhe grante për biznese”, tha Kllokoqi.