Kurti e uron Osmanin: E kompletuam themelimin e institucioneve

E publikuar: 04/04/2021 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës.

Ajo ka fituar 71 vota, 11 sish kanë qenë të pavlefshme, ndërkaq kundërkandidati i saj nuk ka marrë asnjë votë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Osmanin për zgjedhjen në krye të shtetit.

“Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për zgjedhjen e presidentes së re. Tashmë kemi themeluar institucionet dhe jemi në një epokë të re qëndrueshmërie dhe prosperiteti të popullit të Kosovës. Urime Vjosa Osmani postin e presidentes”, ka shkruar ajo.